U arrestua në Itali për vjedhje/ Flet nëna e efektivit të Policisë së Lezhës: Dje fola me të në telefon, më tha se…

Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar të policisë, tashmë të përjashtuar nga radhët e uniformave mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje.

Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli deklaroi për “BalkanWeb” se ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo. Sipas nënës, komunikimi i fundit me të birin është i ditës së djeshme. “Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi”, tha ajo.
Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku firmosi sot përjashtimin e tij nga policia.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.