Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë për banorët e “Big Brother Vip”, teksa ata janë përfshirë në shumë debate të forta, ku nuk kanë munguar as lotët.
Gjithçka ka nisur pasi Liami vendosi të krijon zhurmë në shtëpi, duke përplasur tenxhere. Ai e ka kryer këtë gjë në dhomën e gjumit, aty ku ndodhej Egla, e cila është shfaqur e trembur.
Pas debateve, teksa ka qëndruar me banorët e tjerë në oborr, Egla nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa tha se ndihej e frikësuar.
“Çfarë kusuri kam unë të ndihem e frikësuar brenda një shtëpie? Kjo ma heq trurin fare.”– është shprehur Egla.
“Çfarë frikë thua ti moj? Mblidhe veten”- i tha Romeo.
“Frika është një ndjenjë që nuk kontrollohet”– tha Egla.
“E di shpirt, po rri rehat se nuk do trembesh nga dy laro. Më dëgjon mua apo jo”- tha Romeo.
“Gjithçka këtu është ok”– ka ndërhyrë Meritoni