Një aksident i rëndë rrugor raportohet ketë ndodhur sot në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur 6 të lënduar. Personat e lënduar janë anëtarë të një familjeje.
Famija me 6 anëtarë është përplasur nga një makinë e cila po lëvizte me spejtësi të lartë.
6 anëtarët e familjes kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe ishin jashtë mjetit të tyre kur makina tjetër ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur. 6 të lënduarit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekëosre.
Një nga fëmijët e familjes, vajza 23 vjecce është në gjendje të rëndë, pasi gjatë përplasjes e zuri poshtë mjeti.
Ndërkohë vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.
Mes 6 të lënduarve është edhe gjyshja e vajzave, pra prindërit, tre motrat dhe gjyshja. 44 vjeçari që shkaktoi aksidentin është larguar nga venngjarja. Policia po punon për kapjen e tij.
Sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.