Një rasti rëndë ngacmimi seksual ka ndodhur në një familje nga Kukësi, ku një 39-vjeçar është arrestuar.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 39-vjeçari Q.D, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura. Po ashtu, ai dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrolleve në banesë, policia i ka gjetur 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe se ngacmoi seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura, arrestohet 39-vjeçari.
Ky shtetas posedonte në banesë, 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.
Municioni luftarak u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrolleve në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.