“Tmerri ” i taksistëve/ Ekstradohet Ervin Shahini, momenti kur mbulon fytyrën me duart në pranga

Miks Albania

Është ekstraduar gjatë natës, 50-vjeçari Ervin Shahini i arrestuar në Korenë e Jugut.

Në momentin kur 50-vjeçari ka mbërritur në Rinas dhe mbulon fytyrën me duar për të mos u kapur nga kamerat.

Shahini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vitin 1995 në kohë të ndryshme, Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, duke përdorur armë të ftohta ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin si taksistë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.