Kryemadhi “rrëzohet” dhe nga Gjykata e Lartë! Telefonat e saj mbeten nën sekuestro

Miks Albania

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e telefonit të sekuestruar me urdhër të SPAK.

Telefoni i Kryemadhit është vendosur nën sekuestro, pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të, përfshirë bashkëshortin e saj, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kujtojmë se, SPAK prej disa kohësh po kryen hetime pas një kallëzimi të marrë nga avokat Idajet Beqiri, për shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.