Lëkundje të fuqishme janë ndjerë në Tajvan, ku një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur vendin. Ky është regjistruar si tërmeti më i fuqishëm i 25 viteve të fundit thonë autoritetet tajvaneze.
Po ashtu ata paralajmëruan edhe për cunam në ishujt fqinje të Japonisë Jugore dhe Filipineve, por alarmi u hoq më vonë.
Deri tani raportohet për 4 viktima dhe 56 të plagosur, por ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja
Epiqendra ishte në një thellësi prej 15.5 km larg bregut lindor të ishullit. Qyteti i Hualien është më i prekuri: 26 ndërtesa janë shembur deri më tani në të gjithë Tajvanin, gjysma e tyre në Hualien.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Kinë: në Shangai, Fuzhou, Xiamen, Quanzhou dhe Ningde.
Energjia elektrike u ndërpre në shumë zona të goditura dhe më shumë se 87 mijë familje në të gjithë ishullin janë ende pa energji elektrike.