Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime në trup.
Policia thotë se pas marrjes së njoftimit për një konflikt që po ndodhte në familje, shkuan në adresën e dhënë.
Si rezultat i ndërhyrjes u parandalua përshkallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi 31 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.