Tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur ishte rezultati i një sulmi me raketa nga territori i Sirisë në drejtim të një shkollë në brendësi të Turqisë.
Mediat lokale raportojnë se pesë raketa ranë në një shkollë në Karkamis të Gaziantepit duke vrarë një mësues, një fëmijë si edhe një person tjetër, ndërsa mes të plagosurve ka edhe nxënës.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu , në një deklaratë për mediat u shpreh se raketat erdhën nga territori i Kobanit në Siri, i cili është nën kontrollin e forcave kurde.