Sherr mes vëllezërve në Pogradec, plagoset me thikë 25-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur në Pogradec mes dy vëllezërve dhe si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.