Ndonëse është folur që do të fillojë së shpejti, deri më tani skemi pasur asnjë datë konkrete për startimin e spektaklit “Big Brother Vip”.
Por me sa duket Big Brother Vip Albania do të fillojë mbrëmjen e Krishtlindjeve.
“Vip Magazine” raporton se konkurrentët e dytë të edicionit të reality shoë-t të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.
Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit, shton e njëjta media.
Ndërkohë, një ditë parë ka qenë vetë Arbana Osmani ajo e cila përmes një story ngacmoi paksa ndjekësit.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Arbana pozoi me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-show -t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve.