Meri Gjini bën parashikimin për këtë javë, cilat janë shenjat më të favorizuara

Miks Albania

Dashi: Duke qenë që Mërkurin e kanë te vetja dhe kanë hyrje 12 këndore pozitive me Jupiterin te Demat, bën të mundur që java të nisë minimalisht me humor të mirë, me tendencën për argëtim dhe duket sikur edhe pse është një javë pune, pjesën më të madhe të kohës do ta gjejnë veten të rrethuar me miq, ose duke diskutuar, ose duke e marrë lehtshëm. Dhe mirë do bëjnë, pasi pas një ritmi të ngarkuar dimoëror, meritojnë pak pranverë sin ë mendime dhe ne agjendën e tyre. Dielli tek ata do të shkojë 19 për në datën 20, kështu që duhet të fillojnë projektimet për çfarë duhet të nisin dhe për të nisur duhet të mbyllin çfarë është për të mbyllur, sepse Marsi do kalojë te Peshqit, do t’u japë mundësinë që çfarë ka ngelur pa mbyllur. Është një mars që ndihmon për të mbajtur çfarë është e rëndësishme dhe për të lënë hapësirë për nisje të reja.

Demi: Jupiteri në hyrje shumë të fortë pozitive me Mërkurin, gjë që bën të mundur që diskutimet, në radhë të parë, në lidhje me atmosferën e puëns, lëvizjet që bëhen në drejtim të punës, janë në kuadër të fjalëve, në kuadër të ujdisë, duke sikur kanë pikën e madhështisë së tyre, nisur nga dita e sotme. Duke qenë që ky Mërkur është kaq pozitiv i vendosur me Jupiterin, bën të mundur që çfarëdo lloj gjëje që diskutohet, vjen me shumë optimizëm në veshin e tyre. Një çështje që i përket ekonomisë është diskutimi qëndror i ditës së mërkurë. Gjatë këtij cikli diellor, duket sikur leku, ekonomia, siguria material do të jetë ngjyrosja më e fortë e këtij cikli, deri në mars të vitit që vjen.

Binjakët: Ndryshim sa i përket mënyrës si ndihen , emocioneve të tyre, mendimeve të veshura me ngjyra të forta. Është një javë që nga emocioni karakterizohet nga një intensitet pak më i lartë, pak më i ngrohte dhe pse jo dhe erotik. Sa i përket ciklit të ri diellor janë dy gjëra në të cilat do të merren seriozisht disa herë, por sidomos në fillimet e verës. E para ka të bëjë me  çështje që i përkasin ligjit, dokumentave, bankave, do të duhet të vendosen në agjendë që nga dita e mërkurë e në vazhdimësi. Sa i përket kësaj jave do të duhet, vetëm një këshillë të kenë parasysh, emocionalisht të mos ngatërrohen me njerëz që kanë në ambientet e punës ose që janë më lartë në hierarki në punën e tyre se tendenca për të dalë më mirë është shumë e vogël.

Gaforrja: Ka Hënën te vetja në qendër të vëmendjes edhe kur duhet edhe kur s’duhet. Duket sikur kjo Hënë dhe me Venusin te Peshqit i ndihmon për t’u ndjerë shumë mirë në raport me unin e tyre. Është një tre-katër ditësh në të cilin shija e pranverës do të ngjyrosë mendimin, shpirtin dhe zemrën e tyre. Sa i përket kujdesit, do të duhet të jenë pak praktik me shpenzimet e tyre. Racionaliteti dhe të menduarit me ekonominë apo me shpenzimet. Sa i përket pjesëve të tjera, të bëjnë çfarë të duan dhe ta shijojnë 24-rëshin sit ë duan ata.

Luani: Duke u nisur nga e marta mbasdite dhe deri të enjten duket sikur do të kenë mundësira për t’i marrë javës atë që duan ata, e para në çështje që i përkasin profesionit, e dyta në lidhje me pagesat dhe më kryesorja Dielli në datën 20 do të nisë ciklin e ri që për Luanët do të rezultojë shumë e mirë në çështjet praktike, profesionale të tyre. Edhe pse Marsi vazhdon të jetë përballë tyre dhe për pak ditë, do të ndikojë vështirësia vetëm të lindurit në ditët e fundit. Të tjerët e kanë të qartë si ecurinë, si zhvillimin dhe do mund të shijojnë përmirësimin e arritur nga hapat e hedhur prej tyre.

Virgjëresha: Dy janë kriteret e javës: e para vetëkontrolli në reagimet e tyre emocionale dhe e dyta vetëkontrolli në lëvizjet ekonomike. Sa i përket ciklit të ri të Diellit, duket sikur ky Diell ndihmon jashtëzakonisht shumë në iniciativa të rëndësishme që i përkasin përtej pranverës dhe i përkasin periudhës derisa Marsi të vijë te Virgjëresha në fillim të 2025. Mendohuni mirë çfarë rregullimesh, çfarë iniciativash do të nisni sa i përket çështjeve praktike, të karrierës, të punës tuaj.

Peshorja: Shumë pak vështirësi kanë ngelur akoma sa i përket raporteve njerëzore, deri nga data 22 në raportet e punës tuaj, apo me familjarët. Të mërkurën me Diellin përballë tyre duket sikur do të kenë mundësi që nese ka një moment në të cilin tregojnë vlerat, madhështinë, bukurinë e tyre, është moment kur Dielli është përballë, që do të thotë të gjithë mendojnë më të mirën për ta. Venusi dhe Saturni te Peshqit ndihmon shumë për Peshoret që duan të martohen.

Akrepi: Sa i përket ngjyrosjes se javës, janë emocionet ato që do të ngjyrosin javën. Sa i përket ditëve të para, duke sikur profesioni dhe karriera ngelen prioritet. Lodhja do të jetë e madhe ditën e nesërme dhe komplet e kundërta e mërkura dhe e enjtja, kur do të merren me emocionet. Shijoni një javë me dy ditët e para të punës dhe dy ditë të tjera sa i përket dashurisë.

Shigjetari: Është familja kryefjala dhe diçka në lidhje me profesionin është ajo që mund të tërheq vëmendjen të mërkurën dhe të enjten. Dielli te Dashi shkon shumë. Duket sikur Marsi në momentin që ndodhet është shumë favorizues. Për ata që duan gjëra të reja do të duhet të shfrytëzojnë shumë mirë këtë javë. Sa i përket çështjeve të familjes, do të zgjidhen lehtësisht ditën e enjte dhe në vazhdimësi.

Bricjapi: Do të duhet të jenë të kujdesshëm në raportet njerëzore deri nesër. Kujdes me pjesën e komunikimit, me vështirësi komunikimi që kanë nisur që nga fund ii javës. Sa i përket periudhës në të cilën futen me Diellin te Dashi, është ekonomia, përmirësimi i ndjeshëm në lidhje me ekonominë nëse bëhen lëvizjet e duhura. Çfarëdolloj iniciative e re në shërbim të lekut është e mbarë dhe është e mirë, duke nisur nga dita e mërkurë dhe në vazhdimësi, për rreth një vit rresht.

Ujori: Me çështje që i përkasin ekonomisë, do të lënë pas çështjet që i kanë shqetësuar apo çfarë ka marrë fokusin dhe vëmendjen tuaj. Nisur nga dita e sotme duket sikur çdo mendim, çdo veprim ngjyroset nga pozitiviteti. Për sa kohë Marsi është tek ju, vendosni në agjendë diçka shumë të rëndësishme për t’u zgjidhur. Dielli te Dashi në datën 20 favorizon çështje miqësish dhe çështje që u përkasin lëvizjeve të gjata dhe më e rëndësishmja është përmirësimi i ndjeshëm i ekonomisë.

Peshqit: Duke qenë që Venusi me Saturnin, bëjnë ta merrni dashurinë me seriozisht se ç’duhet ose minimalisht e shprehni një ndjesi të tillë. Pjesa më e madhe e Peshqve, për ata që janë në raport, do të merren me një çështje serioze të raporteve të tyre emocionale. Sa i përket atyre që janë beqarë, duket sikur Universi, nisur që nga dita e sotme do të shtojë jashtëzakonisht shumë mundësinë për të dalë në skenë ai me të cilin mund të flirtojnë qartazi. Kujdes me mënyrën e të ushqyerit dhe më çështje që ju i dini në lidhje me problematikat e trupit apo emocionit. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.