Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar i cili përmes celularit shantazhonte dhe kanoste një vajzë të re me qëllim që kjo e fundit t’i jepte atij shuma parash.
Sipas të dhënave, në pranga ka rënë Gerald Dragoti nga Elbasani.
21-vjeçarja bëri kallëzimin në policinë e Shkodrës dhe menjëherë, agjentët arrestuan të riun në momentin kur ky i fundit u takua me vajzën, në një vendparkim në tiranë ku mori paratë dhe u prangos në flagrancë.