Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Fierit, ku një 19-vjeçar, Grei Bihuci, humbi jetën pasi u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka .
Sherri mes adoleshentëve nisi në rrjete sociale e më pas degradoi në rrugë me përplasje fizike dhe përdorimin e armëve të ftohta.
Pas këtij lajmi të trishtë ka ardhur një reagim shumë i gjatë prej producentit Turjan Hysko, i cili thotë: Çdo gjë tjetër është ok të bëhet kur je 18-vjeç, ama therja me thika nuk është ok dhe trimëri!
“O çuna, 18 vjec eshte ok te gabosh, eshte ok te qash, eshte ok te zihesh me grushta, eshte ok te te thyhet zemra, eshte ok “te urresh” prindin, eshte ok te ta shpif shkolla, eshte ok te te duket vetja mbret dhe deshtak ne fraksion sekonde, eshte ok te pish bar, eshte ok te jesh rrepist, metalar, eshte ok te jesh krisht, eshte ok te jesh antikrisht, eshte ok te behesh aq tape sa mos te te mbajne kembet, eshte ok ta ngrysesh me 2mije leke ne xhep, eshte ok te shkosh tek peshqirat, eshte ok te kesh frike… Eshte ok o vella se je 18vjec, ke aq shume per te bere! Me beso, eshte ok ta jetosh jeten sikur ecen ne maje te gishtave siper tehut te holle te nje thike pa ditur cfare sjell e nesermja!
Por nuk eshte fare ok te therresh me thika! Nuk eshte trimeri te marresh disa jete! Te atij qe therre, tenden, te prinderve te tij, prinderve te tu! Helmoni nje Shqiperi te tere mor çuna! Nuk eshte trimeri te therresh me thika!
P.s Tik Toku i merr leket e veta si te therreni virtualisht, si te therreni me thika!”, shkruan ai.