Java në vendin tonë ka nisur me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.
Teksa reshjet e dëborës vijojnë me intensitet mesatar në Bogë-Qafë Thorë, Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore.
ARRSH thotë se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa thekson se qarkullimi aktualisht kryhet pa probleme.
“Në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.