Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për inagurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Në një ceremoni zyrtare Shqipëria dhe NATO rihapën sot bazën ajrore të Kuçovës, pas vitesh të tëra përpjekjesh për të rikthyer në jetë një pikat strategjike mbrojtesë.
Përmes një postimi në Fcebook, ambasada e SHBA-ve thotë inagurimi i bazës së NATO-s ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes.
Më tej në postimin e ambasadës theksohet se i “Ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë. Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.’
Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:
Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes. I Ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë. Ëisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë.
Në ceremioninë e inagurimit sot ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të lartë të aleancës veriatlantike.
Baza e Kuçovës do të shërbejë si një aset për rajonin dhe është një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se rëndësia e kësaj baze shkon përtej kufijve të shqipërisë në një kohë kur bota po dëshmon agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Kjo bazë është e transormuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një bazë e cila është element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore”, tha Rama.
Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke vënë theksin te rreziku rus tha se çdo gjë mund të pritet nga fronti i lindjes. Prandaj e vetmja formulë fituese ne tavoline është bashkimi i forcave dhe kapaciteteve mbrojtese.