Stuhia më vdekjeprurëse e viteve të fundit rrezikon New York-un, autoritetet paralajmërojnë banorët

Në New York pritet një nga stuhitë më vdekjeprurëse të borës në vitet e fundit.

Reshjet e dendura të borës që goditën disa pjesë të shtetit perëndimor të New York vazhdojnë të premten, me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme masive.

Reshjet e borës do të sjellin vështirësi në lëvizje, dëmtim të infrastrukturës dhe do të paralizojnë komunitetet më të prekura. Ajri shumë i ftohtë do të shoqërojë këtë ngjarje, me temperatura 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA.

Guvernatori i New York, Kathy Hokul e përshkroi stuhinë si një ngjarje “të madhe, domethënëse” të reshjeve të borës që mund të jetë po aq kërcënuese për jetën sa stuhia e nëntorit 2014.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.