Rithemelimi mbledh Këshillin Kombëtar ditën e martë, çfarë do të diskutohet

Sali Berisha

Rithemelimi do të mbledhë të martën e ardhshme në 5 mars Këshillin Kombëtar.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen çështje të organizimit të partisë.

Pershendetje te nderuar!

Diten e marte , 5 mars , ora 16.30 do te zhvillojme mbledhjen e Keshillit Kombetar .

Ne rend dite ceshtje te organizimit te PD!”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Ndërkohë që mbetet për tu parë nëse do të ketë ndryshime të statutit të PD të martën apo jo. Nëse do të ketë ndryshime kjo mund të sjellë që Gazment Bardhi të bëhet nënkryetari i tretë i partisë, dhe një pjesë e deputetëve që mbështesin atë të hyjnë në Kryesi.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.