Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme edhe në zonën e Fushë Krujës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Zeneli”, ku shtetasi V.M ka plagosur me armë zjarri 57-vjeçarin A.G. Fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.