Policia e Durrësit ka zbardhur zyrtarisht vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00, në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë banesës.
Policia doli zyrtarisht në konferencë dhe njoftoi se për krimin janë arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës, ndërsa bashkëshortja e tij, Blerina Meta është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Ekzekutor i krimit, sipas Policisë së Durrësit, ka qenë djali i madh i familjes, 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën pistoletë model 54, që u gjet në një zonë moçalore te “Vaskat”. Hysen Meta ka pranuar para uniformave blu autorësinë e krimit të rëndë.
Ndërkohë, vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim. Për vrasjen është arrestuar edhe djali tjetër, 22-vjeçari Amarildo Meta, që akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e trupin të të atit.
24-vjeçari Hysen Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë konfliktet e vazhdueshme familjare dhe nxitja e babait që motra e tij, Hygerta Meta, të martohej me një djalë pa dëshirën e saj.
Ka qenë djali i viktimës, Hysen Meta, ai i cili ka kallëzuar më 13 Shkurt 2024 në polici se babai i tij ka humbur kontaktet me familjen dhe ishte zhdukur. Në këtë moment uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e Pëllumb Metës, por pas hetimeve, policia ka konstatuar se ky rast nuk kishte të bënte me zhdukje, por me vrasje në familje
Rolet e familjarëve në krimin e rëndë: Ekzekutor i krimit ka qenë djali i Pëllumb Metës, 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën. Vajza Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar, Amarildo Meta ka ndihmuar me fshehjen e trupit të të atit. Të tre fëmijët e Pëllumb Metës janë arrestuar. Ndërkohë, bashkëshortja dhe njëherësh nëna e tre fëmijëve është proceduar penalisht pasi me mosveprimet e saj ka penguar për zbardhjen e krimit.
Dinamika e krimit: Vrasja e Pëllumb Metës ka ndodhur në një prej dhomave të banesës dhe trupi u transportua dhe u varros në kasollen aty afër. Në banesë u gjet predha e armës së zjarrit.
Motivi: Fëmijët e arrestuar deklaruan se motivi kanë qenë konfliktet e vazhueshme familjare dhe nxitja e babait që vajza të martohej me një djalë pa dëshirën e saj.
Armët e sekuestruara: Janë gjetur edhe pjesë të armëve të tjera kallashnikovi, municion luftarak, veshje të tjera që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi. U gjet dhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore te vaskat.
Njoftimi i Policisë:
Policia: 22 Shkurt, u arrit të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës, u arrit se viktima është vrarë me armë zjarri. Veprimet hetimore vazhduan dhe nga të gjitha provat e siguruara nga të gjitha veprimet hetimore, u arrit që të gjendeshin provat dhe të arrestojnë, 24-vjeçarin Hysen Meta dhe 19-vjeçaren Hygerta Meta, të dy fëmijët e viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër, Amarildo Meta, 22 vjeç që kanë ndihmuar me veprimet, hetohet në gjendje të lirë dhe nëna e fëmijëve Blerina Meta për veprën penale për veprime që pengojnë të vërtetën.
Vrasja ka ndodhur në banesë në një prej dhomave të banesës dhe trupi i transportua dhe u varros në kasollen aty afër. Në banesë u gjet predha e armës së zjarrit. Janë gjetur edhe pjesë të armëve të tjera kallashnikovi, municion luftarak, veshje të tjera që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi. U gjet dhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore te vaskat. Shtetasit e arrestuar deklaruan se motivi kanë qenë konfliktet e vazhueshme familjare dhe nxitja e babait që vajza të martohej me një djalë pa dëshirën e saj. Djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i kësaj ngjarje të rëndë. 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje.
Nuk ishte një zhdukje e rastësishme, patjetër që kishim të bënim me diçka tjetër, në këtë rast me krim. Nuk është një konflikt çasti, është ngjarje që dy fëmijët e kanë menduar dhe e kanë kryer sëbashku. Këtu vazhdojnë hetimet.
Arma ishte pa leje. Ekzekutori e ka pranuar akuzën, janë vendosur në pozita pohuese për krimin e rëndë. Motra e kishte pranuar, por hetimet e thelluara dhe puna e palodhur e Sektorit të Krimeve të Rënda çoi në zbulimin e autorëve të tjerë. E mbyllëm me sukses këtë hetim të vështirë. Është vërtetuar nga Mjekësia Ligjore , data 10 Shkurt, momenti kur u zhduk 15:00.