Shiu ndërpret ndeshjen Kukës-Skëndërbeu, dy futbollistë dërgohen në spital

Miks Albania

Temperaturat e ulta me reshje të shumta shiu perzier me dëborë që kanë shoqëruar ndeshjen e sotme Skënderbeu -Kukësi ka sjellë një situatë aspak normale te një pjesë e futbollistëve e të dyja skuadrave.

Me e ndërlikuar është paraqitur situata tek dy futbollistë, njëri i Kukësi e tjetri i Skënderbeut, madje për Randin, futbollistin e korçarëve është dashur ndërhyrja e mjekëve të spitalit rajonal të Korçës të cilët me ambulance e kanë dërguar në repartet e kësaj urgjencë për trajtim më të specializuar.

Bëhet fjalë për Randin, një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës korçare.

Nga ana tjetër futbollisti i Kukësit paraqitet më i stabilizuar dhe pa probleme. Pas ndihmës së dhënë nga të dy stafet mjekësore, ai i Kukësit e i Skënderbeut situata e tij është më e stabilizuar.

Në një situatë të tillë të rënduar atmosferike është dashur ndërprerja e lojës qoftë edhe për disa minuta, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.