Presidenti Begaj ka vënë në dukje transforminin e Tiranës në vite në ceremoninë e 104-vjetorit të shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë.
“Kryeqyteti është transformuar ndër vite nga një nyje që lidhte rrugët kryesore të trevave tona, në qendrën kryesore ekonomike, politike, sociale e kulturore të Shqiptarisë. Tirana është një histori suksesi. Historia e qytetit është padyshim historia e mrekullueshme e banorëve të Tiranës, secila gjeneratë la gjurmët e saj, në arkitekturë, urbanistikë e mbi të gjitha në frymën atdhetare dhe pro-perëndimore.”
Në këtë aktivitet morën pjesë si të ftuar nderi personalitete të mjekësisë, drejtësisë, kulturës, arsimit, medias, si dhe përfaqësues të familjeve autoktone të Tiranës.
Presidenti vlerësoi kontributin e tyre për Tiranën si kryeqendër të Shqipërisë, si dhe zemërgjërësinë e bujarinë që kanë treguar ndaj të ardhurve ndër vite nga trojet e tjera shqiptare.