“Miqësia juaj na nderon”/ Vizita e Blinken në Shqipëri, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se mbetet i angazhuar në partneritetin me SHBA, ndërsa e cilësoi vendin tonë si një vend i përkushtuar në NATO. Rama ka vlerësuar mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit rrënjësor të vendit, sidomos në reformën në Drejtësi.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 shkurt dhe do të shoqërohet prej ish- ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila tashmë në DASH mban detyrën e Zëvendës Asistentes të sekretarit Blinken për Europën dhe Euro Azinë

Blinken pritet të zhvillojëtakime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.