Në datën 5 Mars, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekurset e bëra nga SPAK që kërkon kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit dhe të këtij të fundit që kërkon lirimin edhe nga arresti në shtëpi.
Po në të njëjtën datë, Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëzimin e masave të para të lëshuar ndaj tij, atë të detyrimit për t’u paraqitur dhe ndalim dalje jashtë shtetit.
Berisha prej 30 Dhjetorit është duke qëndruar në “Arrest shtëpie”, pasi gjykata zëvendësoi masat e para të sigurisë ndaj tij.