Policia e Dibrës ka arrestuar rojen e një shkolle të mesme në këtë qytet, pasi është konfliktuar fizikisht me një nxënës të vitit të tretë, 21 vjeçarin me iniciale M.T.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe vëllai i të roit, pasi u përfshi në konflik dhe goditi rojen, 45 vjeçarin me iniciale K.E.
Por prokuroria ka nisur procedim penal edhe për vëllain e rojes, i cili tentoi të futet me forcë në ambientet e komisariatit të Dibrës.
U konfliktua fizikisht me një 21-vjeçar (nxënës në vit të tretë), arrestohet në flagrancë roja i shkollës.
Arrestohet në flagrancë edhe vëllai i 21-vjeçarit, pasi u përfshi në konflikt dhe goditi rojën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit.