Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku shqiptarja Fatbardha Pali është gjetur e pajetë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Pirgos, ku shqiptarja i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur me litar. Shkak për aktin e rëndë janë bërë problemet familjare, teksa raportohet se ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Prej kohësh ajo ishte viktimë e dhunës verbale dhe fizike nga bashkëshorti i saj, por duket se një tradhti nga ky i fundit e kishte rënduar situatën. Këtë e tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në rrjetin social “Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.
Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, teksa sipas banorëve të zonës, viktima ishte njeri jo problematik dhe mjaftë punëtore. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhje ne pltoë të ngjarjes
Aktin e rëndë ajo e kishte parlajmëruar me anë të një postim inë rrjetin social “Facebook”, me anë tën jë shkrimi dendikuar djalit të saj. Ajo rrëfen aty tradhtinë e bashkëshortit të saj, e po ashtu vuajtjet gjatë jetës së saj. Ajo shton se ka qenë viktimë e dhuëns fizke prej vitesh.
“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjallë, ma lat çunin jetim. Ma bej hallall o bir. Babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua . Me futi ne kurth lona me miren. Se ato kishin qen para meje ke ai ju thash do marr i hak ilirit. Xhulio leket i ka Lona me Driten se i kerkova ndarje Ilirit, hoqi leket nga banga mos i ndante. Ma bej hallall bir i mamit, me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.