Përplasje të dhunshme mes banorëve të Divjakës dhe policisë

Banorët e Divjakës janë përplasur me policinë ditën e sotme, teksa vijojnë protestat kundër vendosjes së traut në hyrjen e parkut.

Banorët kundërshtojnë privatizimin e parkut dhe bërjen me pagesë të hyrjes. Trau është vendosur ditën e djeshme nga kompania e cila kishte marrë të drejtën për mbledhjen e tarifës dhe çdo vizitor do detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.

Edhe më herët banorët kanë kundërshtuar hyrjen me pagesë në parkun e Divjakës, duke u shprehur se kjo i dëmton ata.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.