Roza Lati ka bërë një rrëfim tepër prekës mbrëmjen e sotme, ku ka folur për fëmijërinë e saj dhe traumat e përjetuara në atë kohë.
Moderatorja e njohur ka treguar gjithashtu edhe për një periudhë të vështirë në jetën e saj, ku ka arritur deri në atë pikë sa ka rrahur veten e saj, duke e goditur.
“Pas një fundvit tepër sfilues, fillova një vit të ri që po ecte mirë derisa në momentin që Sasha doli me tumor në tru. Por përpara se të dilte Sasha me tumor, mua më ndodh dhe dicka tjetër shumë e vështirë në jetën time, që këtë doja t’i lija linjës së jetës. Një gjë tjetër po prap shumë e vështirë aq sa unë arrita deri në atë pikë që rraha veten time. I kam rënë kokës time me grushta, për një veprim që duhet të merrja se unë kam një llogjikë shumë të fortë sepse kështu jam rritur që e vogël. Dhe e kam rrahur veten time shumë keq”, tregon mes lotësh Roza.
“E rraha veten time sepse nuk më pëlqeu një gjë që i bëra unë vetes sime sepse unë edhe e dënoj veten time ashtu sikurse edhe e gëzoj”, tregon moderatorja.