Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku raportohet se ka disa të plagosur.
Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor, teksa të plagosur kanë mbetur dretjuesi i motorit dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë. Ata janë dërguar për në spital, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.