Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu që humbi jetën pas ndërhyrjes dentarenë klinikën e Roland Xhaxhos, kanë kërkuar përjashtimin Alma Felajt si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit.
Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumente ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e palicencuar në momentin që djali është kontrolluar.
Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që është bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.
Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.