Arbër Hajdari bëhet baba për herë të parë: “Zoti na bekoi me një vajzë!”

Dita e djeshme ka qenë padiskutim tepër e lumtur për Arbër Hajdarin, i cili ka konfirmuar se ai dha partnerja e tij, Vlera janë bërë prindër për herë të parë.

Ka qenë vet Hajdari ai që ka konfirmuar këtë lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, përmes një postimi, ku shihet së bashku me të bijën e sapo ardhur në jetë.

“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri bashkangjitur fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.