Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë.
Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak. Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin saqë humbi jetën në vendngjarje.
Policia rrugore e mbërritur në vendngjarje ka kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet se 38-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon.