SPAK: Berisha të mos komunikojë me persona të tjerë përveç familjes

Raportohet se, SPAK ka kërkuar që ish-kryeministrit Sali Berisha t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç pjestarëve të familjes.

Më poshtë një pjesë nga kërkesa e SPAK:

Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës ndaj kryedemokratit, procedurë kjo pasi Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj tij.

Edhe pse ishte parashikuar që kjo seancë të mbahej sot, nuk u bë e mundur pasi avokatët e Berishës kërkuan edhe njëherë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke argumentuar se këtë herë kanë siguruar prova që ajo është shkarkuar në vitin 1996, kur në krye të KLD së kohës ishte Sali Berisha.

Për këtë, avokatët e konsiderojnë Gjokën në kushtet e konfliktit të interesit. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës që të vendosë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën mbikëqyrje policore. Për mediat avokati Genc Gjokutaj, tha se kërkesa për ruajtje me polici nuk ishte ligjore.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.