Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet edhe seanca ndaj tij.
Ai do të përfaqësohet nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, të cilët kanë mbërritur në gjykatë. Ai do të përfaqësohet nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, të cilët kanë mbërritur në gjykatë.
GjKKO vend sot për Berishën, ndaj të cilit SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së sigurisë, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.
SPAK e bëri kërkesën pasi Berisha nuk respektoi masën e mëparshme, duke mos u paraqitur në gjykatë.
Pasi mori autorizimin nga Kuvendi, i cili me 75 vota i hoqi imunitetin Berishës, SPAK paraqiti kërkesën në gjykatë.
Berisha e ka quajtur këtë një sulm politik dhe e ka cilësuar procesin si antikushtetues.