Një 18-vjeçar nga qyteti i Durrësit i ka dhënë fund jetës mëngjesin e kësaj të hëne. Raportohet se i riu është vetëhedhur nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit.
Burime bëjnë me dije se 7 shokët e viktimës kanë deklaruar për uniformat blu se të gjithë kanë qenë në gjumë kur shoku i tyre ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Ata nuk kanë ditur asgjë çfarë ka ndodhur për shkak se kanë konsumuar alkool dhe kanë qenë në gjendje të dehur pas festimeve në një lokal nate në Korçë.
Dyshime ka që krahas alkoolit, 18-vjeçari ka konsumuar edhe lëndë narkotike dhe në gjendje të rënduar është hedhur nga tarraca e pallatit.