Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Fier – Patos në afersi të Portëzës.
Burime policore pohojnë se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekesore.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar më vendngjarje e po punon për zbardhjen e rrthanave se si ka ndodhur ky aksident.