Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, pasi një grua ka ndërruar jetë pasi e ka zënë poshtë pema e Krishtlindjes.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Oudenaarde, ku pema e Krishtlindjes u rrëzua për shkak të erës së fortë. Teksa u rrëzua, pema zuri poshtë tre persona, të cilët u transportuar me urgjencë në spital, por një grua nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.
Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë dhe pamjet që tregojnë momentibn kur pema rrëzohet.