Reperi Kleviol Ahmeti ka shqetësuar prej ditësh fansat ku i njoftoi se pas një sulmi në zemër ndodhej në spital.
Mirëpo ditën e djeshme, Cllevio u shfaq i ngritur në këmbë e madje edhe duke drejtuar makinën.
Por sot, këto pamje janë fshirë nga profili i tij në Instagram dhe është bërë një njoftim se gjendja e Cllevios është përkeqësuar duke përfunduar sërish në spital.
Nderkohë, ditën e sotme policia ka njoftuar se Kleviol Ahmeti, është shpallur në kërkim me akuzë se ka paguar për të djegur makinën e Kozak Braçit.
Sipas bluve, Cllevio ka paguar shumën prej 1500 euro për këtë ngjarje, e cila u regjistrua disa ditë më parë.