Monedha europiane ka vijuar edhe këtë të enjte ringritjen e saj duke fituar pozitë me 0.75 pikë në raport me një ditë më parë.
Sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro këmbehet me 103.01 Lekë. Ndërkohë, në ritme të ngjashme ka vijuar edhe Paundi britanik e Franga zvicerane.
I vetmi që ka shfaqur dobësim me 0.41 pikë është Dollari amerikan, i cili këmbehet me 94.5 Lekë.