Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Brukseli përpara nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit.
Krahas fotove Rama shkruan “krenar për Shqipërinë”.
“Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, shkruan më tej kryeministri.
Në samitin e sotëm në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të diskutohet për asnëtarësimin e vendeve të rajonit.
Pak përpara nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz rafirmoi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Scholz i dërgoi një mesazh të fundit Greqisë e cila deri më tani mbetet e vendosur për veton ndaj vendit tonë, mesazh i cili u prit me duartrkije nga salla