Zhvillime të rendësishme kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në SPAK sa i përket çiftit Meta-Kryemadhi.
Mësohet se kjo e fundit kërkoi sot përmes avokatit nga GJKKO heqjen e sekuestros ndaj dokumenteve të marra nga SPAK në zyrat e PL-së disa ditë më parë.
Mësohet se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Kryemadhit duke mbajtur të sekuestruara dokumentet e marra me urdhër të prokurorit Sotir Kllapi.
Ky i fundit është prokurori që po heton çështjet e lobimit.
Avokati i Kryemadhit u paraqit sot në GJKKO duke kërkuar pikërisht zhbllokimin e dokumenteve, gjë që gjykata nuk e ka marrë në konsideratë.