Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen”16 Prilli” në qytetin e Fierit.
Bëhet me dije nga burimet për media se paraprakisht dyshohet se një person ka humbur jetën teksa ende nuk është i identifikuar.
Nga ana tjetër nuk dihet nëse ka persona të tjerë të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e krimit.
Kujtojmë që deri më tani nga ana e autoriteteve nuk ka një reagim zyrtar.