Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e…

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës do të njoftohet.

Deputeti Demokrat Ervin Salanji, në një deklaratë për mediet jashtë Kuvendit tha se po fuksionojnë në kushtet e një junte dhe akuzoi kryemnistrin Edi Rama se është ai që i ka vënë flakën Kuvendit.

Salianji: Edi Rama në mënyrë të përsëritur i ka vendosur flakën, parlamentit të Shqipërisë. Po funksionojnë në kushtet e një junte, ku forca fizike e gardistëve, e drejtuesve të Policisë, e krimit në zgjedhje bëjnë të mundur mbajtjen në këmbë të kësaj ngrehine që duket qartësisht se nuk po bashkëjeton në mënyrë demokratike, sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Sipat tij, buxheti u votua në mënyrë tinëzare nga ana e PS. Ligji më i rëndësishëm kalendarik, godet shtresën e mesme sipas Salianjit. Demokrati paralajmëroi se nuk do të bëhen palaot e Edi Ramës.

Salianji: Në mënyrë tinëzare dhe me vrap, PS votoi buxhetin i cili për herë të parë godet shtresën e mesme, godet më të rëndësishme për qytetarët në një demokraci, taksim 21% të profesioneve të lira… E patë dhe sot që kishte amendime nga deputetë të PD dhe u hodhën poshtë… 

Kush do që ne të bëhemi palaçot e Edi Ramës, ne nuk bëhemi dot. Kushdo që merr përsipër të bëhet palaço për ndonjë arsye tjetër, që mund të jenë arsye financiare apo të ndonjë përfitimi të drejtpërdrejtë, është i denjë për ta bërë. Për të gjithë ata që hedhin broçkulla të tipit “po të ishit ju, çfarë do të ndodhte”, ja ku kishte mendime dhe i hodhën për dy sekonda se nuk pyet për Kushtetutë. Ne nuk po bëjmë betejë përveçse për mijëra njerëz që kanë miratuar këtë Kushtetutës. Nuk po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.