Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Stamboll të Turqisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe raportohet për viktima dhe shumë të plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur në rrugën Taksim Istiklal, por nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar. Pas njoftimit në vendgjarje kanë mbërritur zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya bëri një deklaratë mbi këtë temë.
“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje janë nisur ekipet tona të policisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur.
Vijon…