Feminicidi, 20 gra u vranë vetëm këtë vit, gjatë 10 muajve janë lëshuar mni 2 mijë urdhra mbrojtje

Gra, te vdekura

Etleva Bodi, Klodiana Vefa, Afroviti Peçi, Luljeta Preza dhe të paktën 20 gra të tjera, u vranë gjatë këtij viti, nga burri, ish-burri, partneri, babai, djali apo të tjerë burra…

Feminicidi vijon të jetë një plagë e madhe në shoqëri.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda thekson se problem thelbësor mbetet moszbatueshmëria e angazhimeve që ndërmerren.

Në kuadër të 16 ditëve botërore për ndërgjegjësimin mbi dhunën me bazë gjinore, Organizata e Kombeve të Bashkuara vëren se dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në botë.

Ndërsa edhe këtë vit, në rang botëror, vlerësohet se një në tre gra ka pësuar dhunë fizike ose seksuale nga partneri.

Në dhjetë muaj të këtij viti, në Shqipëri janë lëshuar më shumë se 2 mijë kërkesë-padi mbi urdhra mbrojtje ndaj grave e vajzave, që kanë denoncuar dhunë.

Ndërsa në rajon, nga janari deri në shtator, 174 gra u bënë viktima të incidenteve me armë zjarri.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.