Rikthehet edhe njëherë tjetër në qendër të mediave e reja nga Devolli 28 vjeçarja Deizi Arapi.
Policia lokale bën të ditur se Deizi Arapi dhe 22-vjeçari Bledjon Nallbati nga qytet i Bilishtit janë konfliktuar për motive të dobëta në qendër të qytetit.
Kaq ka mjaftuar që Arapi të përplasë makinën e të 22-vjeçarit e ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë duke e dëmtuar mjetin e 28-vjeçares Deizi Arapi.
Për të dy këta prokuroria ka filluar hetimin në gjendje të lirë.
Deizi Arapi edhe herë të tjera është bërë objekt i mediave, për shkak të ngjarjeve të ndodhura mes saj dhe personave të tjerë, midis tyre dhe deputeti Bledjon Nallbati, ndaj të cilit nuk ka kursyer akuzat për djegien e automjetit, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.
28-vjeçares edhe herë të tjera në derë të shtëpisë i janë djegur mjetet.