Konsiderohej si aplikacioni më i sigurt i komunikimit deri pak ditë më parë, por tashmë jo më.
Kjo pasi qeveria franceze ka rënë në konkluzionin se sovraniteti i tyre është i kërcënuar. Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne dhe ministri Jean-Noel Barrot u kanë kërkuar të gjithë ministrave të kabinetit dhe stafit të tyre që të mos përdorin më aplikacionin WhatsApp, por Olvid.
Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar sovranitetin tonë, ne po bëjmë një hap tjetër drejt sigurisë më të madhe të komunikimit”, shkroi Barrot.
Së fundmi dihet se Franca ka qenë në një periudhë të trazuar midis qeverisë dhe qytetarëve të saj, protesta masive u zhvilluan nga qytetarët për muaj me radhë duke shkatërruar çfarë të dilte para, për shkak të pakënaqësive kryesisht me pensionet.