Policët Rrugorë ndodhen në terren për të menaxhuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Së fundmi, policët e Dibrës iu kanë ardhur në ndihmë dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, që ishin bllokuar në automjet. Të miturit dhe prindërit e tyre janë transportuar me automjetin e një punonjësi policie, pas informacionit se kishin mbetur të bllokuar.
Ngjarja e regjistrua në bypass-in, në Qafë Murrizë, ndërsa qytetarët e bllokuar u transportuan në vendbanimin e tyre.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën, për të bërë të mundur hapjen e rrugës.