Aplikacioni më i përdorur për të naviguar ka bërë disa ndryshime.
Google Maps po përdor një paletë të re ngjyrash por shumë përdorues kanë shprehur pakënaqësi. Rrugët shfaqen me gri në vend të së bardhës apo të verdhës ndërsa itinerari aktiv është në ngjyrë blu të thellë. Rrugët alternative rezultojnë me të kaltër në vend të grisë.
Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë kritikuar ngjyrat duke i konsideruar të vështira për t’u lexuar dhe jo tërheqëse. Të tjerë i kanë quajtur “të ftohta dhe të shëmtuara”.
Disa prje përdoruesve kanë evidentuar edhe ndryshimet e pazakonta dhe jo të mirëpritura në ndryshimin e ngjyrave të haapësirave ujore. “Ngjyra e re e Google Maps për plazhin është e përhirta e cila është një zgjedhje e pazakontë”.