Protesta e Opozitës/ Berisha merr fjalën: Edi Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë fjalën në protestën e opozitës që po mbahet në qendër të Tiranës.

Berisha falenderoi dhe përshëndeti të gjithë pjesëarësit nga të gjitha partitë.

Më tej, Berisha vijoi në akuza ndaj kryeministrit të cilin e bëri fajtor për largimine shqiptarëve nga vendi.

“Miqtë e mi, ne mblidhemi këtu sot, në një kohë kur njësoj si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve ndaj dhe të ndalemi për një moment. Pse ne sot, pas 31 vjet rruge në liri përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve? Mos vallë e ka fajin  Shqipëria?  Jo kurrën e kurrës.

Por shqiptarët sot janë populli i gomoneve sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama. Ju ka grabitur votën. Ka shndërruar votën në votë fiktive, vetëm e vetëm që tyë qëndrojë në pushtet.”– tha Berisha.

Berisha tha se Edi Rama është armiku më i egër i lirive pas diktatorit Enver Hoxha.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.